Statovci i reagon Hotit: Po bëhen investime që nuk janë bërë që 40 vite
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ku ky i fundit ka pyetur se pse ka nevojë rritja e tarifave nëse ka përfitime KEK-u.
Statovci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Hoti e ka pas merak gjithmonë ta bëjë të kundërtën e asaj që thotë.
Tutje ajo ka thënë se Hoti i ka “nderuar” me iluminim nga kotësia ekonomike.
Deputetja Statovci ka thënë se fitimi i KEK-ut nuk ka lidhje me tarifa, dhe sipas saj KEK-u ka deponuar mbi 250 GWh në Shqipëri, të cilat pastaj i ka marrë gjatë dimrit, kështu duke kursyer qytetarëve të Kosovës rreth 50 milionë euro.
Ajo tutje ka thënë se janë duke u bërë investime që nuk janë bërë që 40 vite.
Postimi i plotë:
E ka pas merak gjithmonë të bëjë të kundërtën e asaj që thotë, sot na paska "nderuar" me iluminim nga kotësia ekonomike, ish ministri e ish kryeministri Hoti.
- Fitimi i KEK nuk ka lidhje me tarifat. Çmimi i KEK për konsumatorët vendorë nuk ka ndryshuar asnjë cent. Fitimi vjen nga eksporti i energjisë dhe ulja e shpenzimeve.
- Për më tepër, KEK duke deponuar mbi 250 GËh në Shqipëri, të cilat pastaj i kemi marrë gjatë dimrit, i ka kursyer qytetarëve të Kosovës rreth 50 milionë euro.
- Fitimin e realizuar gjatë vitit të kaluar, KEK po e shfrytëzon për të bërë investime që nuk janë bërë që 40 vite e që rrisin jetëgjatësinë e termocentraleve dhe sigurinë e furnizimit.
