Statovci e mbron Kurtin, e kritikon Abdixhikun: Fasadë që mbulon të vjetren - NACIONALE

Statovci e mbron Kurtin, e kritikon Abdixhikun: Fasadë që mbulon të vjetren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeta Statovci, deputete e partisë Guxo, ka kritikuar Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, i cili e kritikoi kryeministrin Albin Kurtin për mos përmbylljen e asnjë rruge të vetme.

Ajo ka shkruar se Abdixhiku vjen nga kthinat e rrugëve të vjetra, duke aluduar në qeverisjet e kaluara.

“Lideri që synon rrugë të re ani pse vjen nga kthinat e rrugëve të vjetra, po të ishte i vërtetë, do t'i shkonte ndërmend të thoshte pak fjalë, për vitet nga 2009 (Mitrovicë, Pejë etj) kur partnerët e tyre i nisën këto rrugë, apo nga vitet 2015 e 2016 (kur rruga e Podujevës filloi) kur prindi i tij politik i nisi ato rrugë, pa shpronësim, pa projekt, pa buxhet, si mos më keq. Por nuk thotë asgjë nga ato sepse ai është thjeshtë një fasadë që mbulon të vjetren brenda për t'u bashkuar me të moçmen, në kërkim të lumturisë me marrëveshjet ndajmë 50:50.” – shkroi zonja Statovci.

Lajme të ngjashme