Statovci e Guxo-s: Çitaku u angazhua ta cungojë Kosovën - NACIONALE

Statovci e Guxo-s: Çitaku u angazhua ta cungojë Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci i ka reaguar ish-ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut në lidhje me deklaratën e saj se “Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu”.

Statovci përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur nënkryetaren e PDK-së Çitaku si ambasadore të ndarjes së Kosovës.

E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. "Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës", paska thënë Vlora”, ka shkruar deputetja.

Më tutje ajo ka hedhur edhe akuza tjera ndaj ish-ambasadores Çitaku.

E po kjo qartazi fsheh pas vetës bindjen se Vlora, na e paska një farë të drejte që t'i ngushtojë këta kufijë kur e vlerëson ajo. Mbase këtu e gjejmë edhe shkakun e gjithë atij angazhimi të Vlorës në Washington sa ishte ambasadore, për të ja cunguar kufijtë Kosovës apo siç atëherë thuhej, për t’ja kthyer dhuratat Rankoviçit”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme