Statistikat e 2024-ës: Gati 99% e ekonomive familjare në Kosovë kanë qasje në internet
Sipas rezultateve të fundit të Anketës për Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit (TIK) në ekonomitë familjare, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2024 rreth 99% e ekonomive familjare në Kosovë kishin qasje në internet. Vetëm 0.8% e ekonomive kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet në këtë periudhë.
Të dhënat tregojnë se grupmosha më aktive në përdorimin e internetit është ajo 16–24 vjeç, që përfaqëson 38% të përdoruesve, e pasuar nga grupmosha 25–34 vjeç me 14.2%. Ndërkaq, grupmosha 65–74 vjeç ka përqindjen më të ulët të qasjes, me vetëm 10.7%.