Stano: Asociacioni çështje urgjente, moszbatimi nënkupton pasoja për Kosovën - NACIONALE

Stano: Asociacioni çështje urgjente, moszbatimi nënkupton pasoja për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë me dije se zbatimi i ujdisë për Asociacionin është urgjente.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se Kosova duhet të zbatojë këtë obligim.

Në të kundërtën, sipas tij, Kosova mund të përpallet me pasoja.

Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente, dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi qenë dhe mbetemi të qartë me Kosovën se ata duhet ta implementojnë atë sepse dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja”, është shprehur Stano.

Ai ka bërë me dije se edhe Serbia mund të përballet me pasoja, nëse nuk i respekton obligimet që ka marrë në procesin e Brukselit.

Nëse shtetet nuk bëjnë hapa në zbatimin e detyrimeve të tyre, do të ketë pasoja serioze dhe të vetmit që do ta pësojnë, do të jenë populli që ata pretendojnë se e mbrojnë ose veprojnë në interes të tyre. Të vetmit që do të paguajnë për këtë, do të jenë njerëzit në Kosovë e Serbi, nëse nuk ka lëvizje në përmbushjen e zotimeve që janë marrë në kuadër të dialogut”, ka thënë Stano, raporton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme