Stagnimi ekonomik, sanksionet e BE-së, korrupsioni, bllokada: Hamiti tregon ndryshimet negative që solli Qeveria Kurti - NACIONALE

Stagnimi ekonomik, sanksionet e BE-së, korrupsioni, bllokada: Hamiti tregon ndryshimet negative që solli Qeveria Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ironizuar me pretimet e mëdha të VV-së se me ardhjen në pushtet do të sjell ndryshime të mëdha.

Ai ka vlerësuar se ndryshimet që ka sjell ky subjekt politik janë negative.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka numëruar këto ndryshme.

“Kosova është në bllokadë institucionale me muaj të tërë: pa Kuvend dhe pa Qeveri funksionale. Ka paralizë shoqërore, stagnim ekonomik, korrupsion masiv qeveritar. Njerëzit po varfërohen. Vendi ynë është nën sanksione të BE-së prej vitesh. Ky është ndryshimi që e ka përjetuar Kosova me Qeverinë e fundit”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme