SPRTK: Inspektorati i Punës ka gjobitur 1 mijë e 500 euro RTK-Radion, shkak shkeljet
Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur se Inspektorati i Punës ka gjobitur 1 mijë e 500 euro Radio Kosovën.
Sipas njoftimit, gjoba ka ardhur si shkak i punësimeve, avancimeve etj.
“1500 euro gjobë nga Inspektorati i Punës për shkeljet në RTK-Radio. Inspektorati i Punes e ka dënuar RTK-në me 1500 euro gjobë për shkak te paligjshmërive të shumta në Radio Kosovë, në punësime, avancime etj.” – thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, thuhet punëdhënësi është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë qëpranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie pune.
“Në vendimin e Inspektoratit, Nr. 03/L-212 thuhet se është shkelur neni 8(Konkursi Publik) sipas të cilit Punëdhënësi është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie pune. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët pas asnjë lloj diskriminimi. Sipas vendimit të Inspektoratit RTK obligohet që në afat prej 30 ditësh ta paguaj gjobën, në të kundërtën inicohet procedurë përmbarimore.” – thuhet në njoftim.
Tutje, SPRTK ka shkruar se janë të shqetësuar për shkak të paligjshmërive të shumta, që sipas tyre nuk kanë të ndalur dhe si pasohë po dëmtohet buxheti i RTK-së/
“Sindikata e Pavarur e RTK-së është e shqetësuar për shkak të paligjshmërive të shumta të cilat nuk kanë të ndalur, si pasojë e të cilave po dëmtohet buxheti edhe ashtu i varfër i RTK-së. Vetëm përgjatë vitit të kaluar gjobat e shqiptuara nga Inspektoratit i Punës ndaj RTK-së kapin shifrat rreth 20 mijë euro.” – thuhet në njoftim.