“S’po them se jam bërë pishman”, video që kishte shpërndarë para arrestimit i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares - NACIONALE

“S’po them se jam bërë pishman”, video që kishte shpërndarë para arrestimit i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkëlqim Kameri, i dyshuari i pestë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, para se të arrestohej kishte shpërndarë një video në profiling e tij në Instagram ku ndër të tjera thuhet se “nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë, sepse kam dashur dhe i kam bërë”, shkruan Express.

Në videon e shpërndarë nga 19-vjeçari flitet edhe për “gangsterët e të fortit e vërtetë”.

“Në jetën time ngatërrova të fortin me budallain…sepse të fortët e vërtetë dhe gansterët nuk dalin kurrë në skenë …rrinë larg…Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë…sepse kam dashur dhe i kam bërë”, thuhet në videon që ka shpërndarë i dyshuari për dhunim në story në Instagram.

Kameri është arrestuar sot dhe është intervistuar në stacion. Për rastin është deklaruar edhe babai i tij, i cili ka thënë se ka qenë vetë ai që e ka dorëzuar të birin në Polici. Ai ka thënë se do ta ketë problem që të angazhojë avokat për djalin, meqë s’kanë kushte të mira financiare.

“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë“, ka deklaruar babai i të riut.

Lajme të ngjashme