“S’po lexojnë”, a e kishte Kurti në mendje Dimal Bashën kur tha se duhet blerë libra për aktvistët e VV-së? - NACIONALE

“S’po lexojnë”, a e kishte Kurti në mendje Dimal Bashën kur tha se duhet blerë libra për aktvistët e VV-së?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Si deputet, Dimal Basha, njihet për deklarata të çuditshme, e shpesh qesharake. Por, së fundmi, Nacionale publikoi notat e dobëta gjatë shkollës së mesme, duke treguar se mësimnxënien e dobët ë tij. Në fakt, siç shihej në certifikatën e notave, z.Basha kishte mbetur në provim në biologji, e të cilën e kaloi pas intervenimit të kujdestarit të tij.

Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, foli dje para aktivistëve të LVV-së, për mungesën e leximeve e shkrimeve nga aktivistët e partisë që e udhëheq.

Kurti në fjalimin e tij të mbajtur të martën e të publikuar sot, ka thënë se aktivistët po shkruajnë pak dhe nuk po mësojnë në shtëpi.

Tash, ne e dimë se jo pak aktivistë tonë janë si nxënësit a studentët që dëgjojnë në klasë por nuk mësojnë aq shumë në shtëpi dhe përgjithësisht shkruajnë pak. Shkrimi e mundëson thellimin, strukturimin dhe sistematizimin e të menduarit. Nuk ka organizim politik pa mendim, ide, botëkuptim dhe ligjërim të organizuar, pra pa tekst.”, ka thënë Kurti para aktivistëve.

Tutje, z.Kurti tha se duhet blerë më shumë libra për bibliotekën e VV-së.

Si organizatë politike përkundrazi tani posedojmë mjete më të mëdha financiare se kurrnjëherë më parë që të vazhdojmë me këtë mënyrë tonën. Ato duhet t’i përdorim për të pajisur qendrat tona gjithandej vendit tonë me biblioteka të pasura ku të rinjtë mund të huazojnë libra e t’i lexojnë ato. Qendrat tona duhet të organizojnë grupe leximi që takohen rregullisht për të diskutuar një libër të caktuar që është përzgjedhur si leximi i muajit.”, shtoi Kurti.

Gazeta Nacionale nuk e di nëse z.Kurti e kishte në mendje Bashën kur foli për mungesë të leximit e shkrimit.

Megjithatë, në rast se biblioteka e LVV-së pasurohet me libra, Nacionale inkurajon deputetin Basha të huazojë libra nga e njëjta. Ose të ulet me ditë të tëra, gjatë netëve të ftohta të dimrit, në bibliotekën e LVV-së.

Lajme të ngjashme