“Spiun i Serbisë”: Analisti politik shokohet nga akuzat e Haradinajt për Kurtin - NACIONALE

“Spiun i Serbisë”: Analisti politik shokohet nga akuzat e Haradinajt për Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistit politik Shenoll Muharremi duket se nuk po i pëlqejnë akuzat e lideri të AAK-së, Ramush Haradinaj, për kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se akuzat e të parit të AAK-së për të parin e qeverisë nuk janë reale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se nuk ka asnjë gjasë që Kurti të jetë spiun Serbisë apo Rusisë.

“Vazhdoj me u shoku me dekleratat e përsëritura të kryetarit të AAK që kryeministri i Kosovës është 'spiun apo agjent i Serbisë dhe Rusisë'. Kjo jo vetëm se është spekulative dhe e pavërtetuar me fakte, por është edhe ofendim ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe gjysmës së qytetarëve të Kosovës që e kanë votu dhe shumica e përkrahin ende. Ne mundemi me kritiku për 100 arsye tjera qeverinë dhe kryeminstrin, sidomos për qeverisje jo efektive dhe dobët në arsim, diplomaci dhe shëndetësi”, ka shkrua ai.

Sipas tij, një gjuhë e tillë mund të përshkallëzojë situatën.

“Gjithashtu edhe që kjo qeveri nuk ka një koncept dhe fokus për ekonomi dhe bizneset. Por kjo kulturë dhe gjuhë politike nuk është e dobishme dhe mund të përshkallëzoj situatën, të vazhdoj të ul besimin e qyetatarëve në politikën kosovare dhe të shkatërroj besmimin në të ardhmën e vendit. Me kësi lloj pozicionesh ekstreme dhe deklerata, kur i shtohen edhe kushtet e vështira socio-ekonomike.. qytetarit kosovar nuk i mbetet shumë pos të kërkoj ardhmërinë e tij jashtë vendit. Fundja, kjo lloj politike nuk po na frymëzon dhe bënë më të mirë, më të bashkuar.. por po na polarizon skajshmërisht dhe po sjellë negativitet, në një ambient edhe ashtu toksik”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme