Spitali i Pejës jep detaje për të plagosurit në Deçan: Dy pacientë janë transferuar në QKUK
Spitali i Pejës ka bërë të ditur se dy pacientë të plagosur në Deçan, janë transferuar në QKUK.
Njoftimi:
NJOFTIM PËR MEDIAT DHE PUBLIKUN!
Mbrëmë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar tre pacientë të plagosur me armë zjarri.
Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.