Spitali i Pejës i largon pacientes tumorin 10 kg
Një rast i veçantë dhe sfidues ka ndodhur në spitalin e Pejës para disa dite, bëjnë me dije spitali i Pejës.
Nga ky spital thonë se një paciente e gjinisë femërore e moshës 39 vjeçare është operuar me sukeses duke ia larguar një tumor të peshës prej 10 kg.
“Pacientja e diagnostifikuar me tomor të vezorëve për më shumë se 1 vit ka kërkuar shërim në shumë Institucione shëndetësore publike e private, por asnjëri nga këto Instutucione nuk ka marrë përsipër të kryej intervenimin kirurgjikal për shkak të vlerësimit se tumori është i paevitueshëm.
Duke parë gjendjen e pacientës që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale në konslutim me familjarët e pacientës, Mjeku që trajtoj rastin Dr.Rifat Dreshaj pas konsultimeve edhe me Mjëkët e tjerë vendosën që të bëjnë përpjekjen e fundit për këtë paciente që ishte intervenimi kirugjik”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.