Specialja njofton për dëshmitarin e parë “pro” Thaçi në Hagë, interesim i madh për ta përcjellur - NACIONALE

Specialja njofton për dëshmitarin e parë “pro” Thaçi në Hagë, interesim i madh për ta përcjellur

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se më 15 shtator do të nis paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Seanca e parë, ku do të dëshmojë i pari dëshmitar i mbrojtjes, do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të jetë kryesisht publike.

Për shkak të interesimit të madh, Gjykata ka bërë të ditur se ndjekja e seancës nga galeria e publikut kërkon regjistrim paraprak. Aplikimet bëhen përmes emailit në adresën PUBLIC@scp-ks.org, ndërsa konfirmimet do të dërgohen deri më 11 shtator 2025.

Lajme të ngjashme