Spahiu rrëshqet në seksizëm: Bokajanis ka musteqe - NACIONALE

Spahiu rrëshqet në seksizëm: Bokajanis ka musteqe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nexhmedin Spahiu, analist, ka bërë një deklaratë seksiste.

Mbrëmë gjatë emisionit në KTV, Spahiu ka komentuar pamjen fizike të Dora Bakojanis, raportuese e Kosovës për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Në emision, analisti Agim Sopi e ngatërron, me shumë gjasë paqëllimshëm, gjininë e Bakojanis.

“Konsideroj që propozimi i zotit Bokujanis…” – thotë Agim Sopi, analist i përhershëm në KTV.

Ndërsa në ndërhyrjen e tij, Spahiu rrëshqet në seksizëm të pastër, duke e komentuar në mënyrë pezhorative dukjen e Bokajanis dhe denigruar atë.

“Zonjës, ka musteqe, por zonjë është megjithatë” – tha ai.

Lajme të ngjashme