Spahiu: Qeveria e Kosovës s’ka qëllime shtypëse ndaj serbëve
Nexhmedin Spahiu, analist, ka shkruar nëj status në të cilin ka krahasuar jetën e minoriteteve në Kosovë e Shqipëri me atë në Serbi e Greqi.
Sipas Spahiut Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ndonë qëllim shtypës ndaj minoriteteve, ndonëse ka shkruar se qeveritë e dy vendeve keqqeverisin me shumicën dhe me minoritetet.
“Problemet që ka minoriteti grek në Shqipëri dhe minoriteti serb në Kosovë janë të së njëjtës natyrë. Qeveritë në Kosovë e Shqipëri nuk kanë qëllime asgjësuese apo shtypëse ndaj këtyre minoriteteve, por duke qenë se keqqeverisin me popullin e vet (shqiptarët), rrjedhimisht keqqeverisin edhe me minoritetet.” – shkroi ai ndër të tjera.
Problemet që ka minoriteti grek në Shqipëri dhe minoriteti serb në Kosovë janë të së njëjtës natyrë. Qeveritë në Kosovë...
Posted by Nexhmedin Spahiu on Friday, 23 December 2022