Spahiu pret që brenda vitit "gjysmë milioni kosovarë" të largohen nga vendi - NACIONALE

Spahiu pret që brenda vitit "gjysmë milioni kosovarë" të largohen nga vendi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti kosovar, Nexhmedin Spahiu, paramendon se “brenda këtij viti” rreth “gysmë milioni” kosovarë do të largohen nga vendi për t’ia mësyer një jete ekonomikisht më të mirë, por edhe për shkak “të frikës nga lufta” e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pothuajse çdo familje nga Kosova ka të paktën një anëtar që jeton dhe punon në Perëndim. Në Kosovë pagat janë shumë të ulëta dhe papunësia është e lartë, kështu që shumë të rinj e shohin të ardhmen e tyre në vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore. Unë pres që kjo vetëm në një vit, rreth gjysmë milioni banorë të Kosovës të shkojnë në Perëndim”, tha Spahiu për agjencinë serbe të lajmeve “Beta.rs”

Frika nga lufta do të ekzistojë derisa të zbatohet plotësisht plani franko-gjerman. Për shkak të frikës së luftës, dukshëm më pak njerëz erdhën në Kosovë nga Perëndimi për festat e Vitit të Ri sesa në vitet e kaluara”, tha ai.

Lajme të ngjashme