Spahiu: Një rrugë në Prishtinë mbanë emrin e ish-Presidentit kriminel të Shqipërisë - NACIONALE

Spahiu: Një rrugë në Prishtinë mbanë emrin e ish-Presidentit kriminel të Shqipërisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu, Nexhmedin Spahiu, përmes një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur shqetësim për emërtimin e një rruge të Prishtinës.

Nexhmedini e quante të turpshme që një rrugë në kryeqytet mbanë emrin e presidentit të parë të Shqipërisë komuniste teksa shkruan se ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, dhe kryetarit të tanishëm Përparim Rama, duhet t’u vijë turp për këtë.

"Një rrugë në Prishtinë mbanë emrin e ish -Presidentit kriminel të Shqipërisë Omer Nishani. Omer Nishani (e jo presidenti i mëvonshëm Bujar Nishani) e ka shpallur Aleksandar Ranković-in hero të popullit shqiptar. Turp për Shpend Ahmetin që ia ka vënë këtë emër e turp për Përparim Ramën që nuk e heq", ka shkruar Spahiu.

Lajme të ngjashme