Spahiu: Një numër i madh i hoxhallarëve janë agjentë të BIA-s serbe - NACIONALE

Spahiu: Një numër i madh i hoxhallarëve janë agjentë të BIA-s serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nexhmedin Spahiu, analist, ka bërë një deklaratë të fortë në Klan Kosova.

Duke folur për rindërtimin e xhamisë te Ura e Ibrit, që ishte djegur në vitin 1999 nga Serbia, Spahiu i ka akuzuar hoxhallarët se bëjnë kalkulime me Beogradin.

“Thjesht ata kanë kalkulime, bëjnë kalkulime me Beogradin” – tha fillimisht Spahiu.

“Kush i bën ato kalkulime, që të jemi pak më të saktë?” – ishte pyetja e moderatorit.

Në fjalën pasuese, Spahiu tha se “një numër i madh i hoxhallarëve janë agjentë të BIA-s serbe.

“Bëjnë koketim me Beogradin, Një numër i madh i hoxhallarëve janë agjent të BIA-s serbe, këtë e dimë. Kjo dihet që nga Çubrolloviqi kur e ka shkru elaboratin ka thënë nëse doni me shkatërru shoqërinë shqiptare në Kosovë, duhet me i korruptu klerin, në mënyrë që me ua tugit fenë shqiptarëve” – tha ai.

Lajme të ngjashme