Spahiu: Marrëveshja për Manastirin dhe Asociacionin sipas Kushtetueses duhet zbatuar - NACIONALE

Spahiu: Marrëveshja për Manastirin dhe Asociacionin sipas Kushtetueses duhet zbatuar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka folur rreth takimit të djeshëm të Osmanit e Kurtit me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.

Ai tha se ky takim është një lajm shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm “që vjen në një moment të mirë”, pasi sipas tij, ishte krijuar një bindje që marrëdhëniet vendeve kanë ngecur.

Spahiu foli edhe për zbatimin e disa marrëveshjeve nga ana e Kosovës.

“Ishte çështja e dialogut, sekretari i shtetit përsëriti edhe një herë që njohja reciproke është në qendër të dialogut. SHBA-të e përkrahin këtë proces dhe duan që Kosova të luajë një rol konstruktiv. Nga ana tjetër është zbatimi i disa prej obligimeve që Kosova ka marrë në të kaluarën, që SHBA-të kërkojnë të zbatohen, përkatësisht për Asociacionin dhe natyrisht kemi vendimi i Kushtetueses dhe duhet të punojmë në atë drejtim”, deklaroi Spahiu në T7.

Lajme të ngjashme