Spahiu del me analizë: Në terma real kemi zvogëlim të buxhetit për vitin 2023 - NACIONALE

Spahiu del me analizë: Në terma real kemi zvogëlim të buxhetit për vitin 2023

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i ekonomisë, Muhamet Spahiu, ka dalë me një analizë për buxhetin e vitit 2023. Sipas tij në terma real, del se buxheti i këtij viti nuk është më i larti, siq u paraqit nga pushteti.

Përkundrazi, ai në analizën e tij ka paraqitur se buxheti në terma real është zvogëluar.

Analiza e Spahiut:

Duke pas shumë polemika gjoja për rritje shumë të lartë të buxhetit, e analizova shkurt projekt-buxhetin (projekt ligjit për ndarjet buxhetore 2023), ku rezulton:

Për të realizuar rritije reale të buxhetit, duhet medeomos të ketë rritje të të hyrave buxhetore. Gjatë tre viteve rritja e të hyrave buxhetore është kjo:

Gjithsej të hyrat buxhetore

2020-1722.2

2021-2200.9

2022-2430.4

2023-2884.1

Rritja në vlerë dhe %

2021-478.7 mil apo 21.8%

2022-229.5 mil apo 9.4%

2023-453.7 mil apo 15.7%

Siq shihet nga këto të dhëna rritja e të hyrave buxhetore është vetëm 453 milion, apo 15.7%. Do të thotë se kemi rritje në përqindje shumë të vogël se sa rritja reale e inflacionit, Që do të thotë në terma real kemi zvogëlim/rënje të buxhetit në 2023.

Nëse matet me vlera, rritja prej 453 milion, është më e ulët se rritja në 2021, bile edhe më e vogël se rritja në 2019 dhe 2018.

Në anën tjetër shpenzimet e përgjithshme janë rritur vetëm për 313 milion (nga 2.898 më 2022, në 3.211 më 2023). Normalisht kjo vërtetohet në janar 2023, pasi të shihet nëse buxheti është realizuar apo jo.

Fakt tjetër është që mjetet e pashpenzuara të këtij viti, e kanë kap shumën prej 700 milion euro. Këto mjete bartën për shfrytëzim në vitin e ardhshëm, dhe ligjërisht e ndikojnë pozitivisht rrjtjen e buxhetit.

Tani, nëse e keni lexuar, vlersojeni vetë sa është rritja e buxhetit. Këto shifra është leht me i kalkulu dhe ata që si besojnë, mund ti gjejnë në projekt-ligjin e buxhetit.

Për mua, në terma real është rënje. Kur krahasohet me inflacionin (inflacioni 23%, rritja e buxhetit 15.7%) rënja reale është 7.3%. Përderisa në vlera numrike është rënje për rrethë 350 milion (700 mil mjetet e bartura nga 2022, 450 mil. rritja nga 2022 në 2023).

Lajme të ngjashme