Spahiu: Amerikanët në dialog me Serbinë duan kreativitet, jo kryeneçësi të Kosovës - NACIONALE

Spahiu: Amerikanët në dialog me Serbinë duan kreativitet, jo kryeneçësi të Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i Kosovës në Uashington, Avni Spahiu, ka deklaruar se ShBA-ja është e vendosur që të përkrah sovranitetin dhe integritetin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka vlerësuar se në këtë proces amerikanët nga pala kosovare nuk duan stangim dhe kryeneçësia, por gatishmëria për tu angazhuar aktivisht në proces. Madje, që të ketë ide kreative në këtë raport.

Qëndrimi i SHBA-së për epilogun e dialogut, madje edhe bërë i qartë nga dy presidentë të fundit amerikanë. Ata janë të vendosur në ruajtjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Por, duan që dialogu të ketë sukses, që do të përmbyllej me një njohje të ndërsjellë. Ajo qo duan amerikanët nga pala kosovare është jo shtangimi dhe kryeneçësia por gatishmëria për tu angazhuar aktivisht në proces. Madje, që të ketë ide kreative në këtë raport. Nuk duhet pritur që të vijnë gjithmonë propozime apo ‘zgjidhje’ nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova në këtë proces duhet të tregojë konstrukvitet.

Duhet edhe vizioni i kosovarëve, madje edhe kur kemi të bëjmë me nuancat në këtë proces që pala kosovare i quan të papranueshme. Kosova duhet të ketë ide se si të kapërcehet kjo ngecje në raport me dialogun me Serbinë, edhe pese e dimë se Serbia është ajo që po frenon me kryeneçësi çfarëdo lëvizje përpara. Drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Ne duhet, megjithatë, të tregojmë konstruktivitetin tonë dhe të kemi ide se si do të mund të tejkalohet kjo situatë. Ne duhet t’i ndihmojmë Amerikës që të na ndihmojë”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme