Sot ZRrE-ja cakton tarifat e reja të energjisë
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot pritet të marrë vendim për tarifat e reja të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.
Në mbledhjen e thirrur për në orën 08:30, në rend dite janë disa pika, përfshirë pikat për shqyrtimin e propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve.