Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Sipas ligjit, ky votohet ndodh një ditë para ditës së zgjedhjeve.
Përmes një njoftimi për media, KQZ-ja ka treguar mënyrën e votimit.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.