Sot rivarrosen eshtrat e 9-vjeçarit nga Prekazi të zhdukur gjatë luftës
Sot nga ora 13:30 në në Prekaz të Epërm do të organizohet ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i cili u zhduk gjatë luftës së Kosovës.
Sinan Dauti ishte vetëm 9 vjeç kur u plagos rëndë nga forcat serbe më 9 prill 1999.
Dy ditë më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra në Spitalin e Mitrovicës.
Gjyshja e tij e kishte dërguar në Spitalin e Mitrovicës për shërim.
Nga ky koment familja e tij nuk kishte pasur më asnjë informacion për fatin e tij, raporton Klan Kosova.