Të premten protestohet para Kuvendit të Kosovës në përkrahje të grevës së punëtoreve - NACIONALE

Të premten protestohet para Kuvendit të Kosovës në përkrahje të grevës së punëtoreve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Grupi joformal “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” do të protestojë në solidaritet me grevën e punëtoreve të Kuvendit të Kosovës, të cilat paguhen nga 275 euro.

Protesta solidarizuese do të fillojë nga ora 13:00.

Kërkesat e tyre për paga dhe trajtim të dinjitetshme duhet të na lëvizin të gjitha/ë ne dhe të dalim në shesh e t’i kërkojmë shtetit që t’i trajtojë punëtoret dinjitetshëm e jo si mall që blihet lirë. Greva e tyre është moment i rëndësishëm i artikulimit politik të gjendjes së klasës punëtore dhe kundërshtimit të zhvleftësimit në rritje të statusit të punëtores/it.

Andaj, ju ftojmë në mobilizim dhe solidarizim këtë të premte, nga ora 13:00, pranë objektit të Kuvendit. Të premten, e çdo ditë tjetër krahas punëtoreve dhe luftës së tyre për drejtësi e barazi” – thuhet atë.

Lajme të ngjashme