Sot protestohet para Komunës së Gjilanit për rastin e trafikimit të gruas
Një protestë do të mbahet sot para Komunës së Gjilanit, për të kërkuar drejtësi për gruan që dyshohet se ka rënë viktimë e trafikimit dhe ishte rrahur, siç shihej në fotografitë e publikuara më parë.
Ditë më parë, autoritetet kanë arrestuar një person të dyshuar për këtë rast.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka vendosur të hapë hetim lidhur me rastin e A.S., një grua nga Gjilani, fotografitë e së cilës u shpërndë në rrjetet sociale.
Në një njoftim për media, thuhet se hetimi është iniciuar pas postimeve të qytetarëve, ku shihet e dëmtuara A.S. me lëndime të rënda trupore.