Sot protestë në Zarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë - NACIONALE

Sot protestë në Zarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

3 orë më parë

nga NACIONALE

Në qytetin e Zarës, në Kroaci, do të mbahet sot një protestë në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Para nisjes së protestës, pjesëmarrësit janë parë në qytet duke mbajtur flamuj kombëtarë shqiptarë dhe flamuj me stemën e UÇK-së.

Protesta është organizuar nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka shprehur mbështetje për këtë organizim, duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen protestës për të shprehur solidaritet me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas organizatorëve, protesta do të mbahet sot, më 5 korrik, duke filluar nga ora 17:00, në lokacionin “Tribanjska Ul. (Skate Park)” në Zarë.

Lajme të ngjashme