Sot pritet të caktohet data e seancës konstituive
Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se sot pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit Kosovës.
Kështu tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.
“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës.” – tha Kupina për Gazetën Express.
Më 27 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur edhe filloi rrjedha e afatit 30 ditor për mbajtjen e seancës konstituive.