Sot nis shqyrtimi fillestar gjyqësor ndaj 21 serbëve të akuzuar për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë mban sot seancën e shqyrtimit fillestar ndaj 21 të pandehurve, të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Sipas Gjykatës, me propozim të Prokurorisë Speciale, gjykimi pritet të zhvillohet në mungesë, pasi të akuzuarit nuk kanë qenë të arritshëm.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të pandehurve të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes në Kosovë.