Sot mblidhet Kuvendi, pritet miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e parë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka rrëzuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Në seancën, e cila do të fillojë në orën 10:00, pritet të diskutohen një varg çështjesh.
Në rend të ditës është edhe miratimi i disa projektligjeve që kanë për qëllim ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.