Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mblidhet sërish Kryesia e Kuvendit.
Këtë të premte, Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës, ku do të diskutohen disa marrëveshje ndërkombëtare dhe themelimi i komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore për vitin 2023/2024.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit fillon nga ora 11:00.