Sot mblidhet Komisioni për Buxhet, shqyrtohet ndryshimin e Projektligjit të Trust-it
Të mërkurën pritet që të mblidhen anëtarët e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Në rend ditë pritet të jetët shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës.
Në këtë mbledhje po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022 dhe votimi i Raportit Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2021.
E ndryshimi i Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, ka kohë që është duke u debatuar në qarqe të ndryshme. Për këtë punë madje ka pasur protesta dhe janë mbledhur mijëra nënshkrime të cilat janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.
.