Sot mblidhen disa komisione parlamentare
Gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen disa komisione parlamentare.
Mbledhje sot do të ketë Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku të ftuar janë edhe ministrja e ME Artane Rizvanolli, Ministri i MMPHI Liburn Aliu e tjerë.
Gjithashtu mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti – Dëgjim mbikëqyrës, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.