Sot mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri
Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat.
Komunat që do të votohen janë: Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potoku.
Sipas KQZ-së, në listën votuese janë 46 mijë e 556 qytetarë ose 1 mijë e 461 më shumë në krahasim me zgjedhjet e 23 prillit 2023.
Ndryshe, që votimi të jetë i suksesshëm duhet që të votojnë, minimalisht, mbi 50 për qind e qytetarëve.
Kujtojmë se partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, ka thënë se do të bojkotojë pjesëmarrëjen në këto votime.