Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e policit Muhamed Lika
Sot, në orën 9:00, mbahet seanca gjyqësore ndaj gjashtë të pandehurve, që akuzohen për vrasjen e policit Muhamed Lika.
Më 9 janar, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vrasjen e policit Muhamed Lika.
Rasti kishte ndodhur më 1 prill të vitit 2025.
Përveç personave të përfshirë në aktakuzë, është edhe një i mitur që dyshohet të ketë qenë kryesori në vrasje.