Sot mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së
Sot mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës(Gjenerata 01-2023).
Ministria e FSK-së ka njoftuar se ceremonia do të mbahet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:45.
“Ceremonia do të mbahet nesër (e premte), më 22 shtator 2023, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:45. Të pranishëm në këtë ceremoni do jenë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare si dhe familjarë të diplomuarve”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.