Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të e Policisë së Kosovës
Sot në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimt, ceremonia fillon në ora 09:00 dhe mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë
Njoftimi i plotë:
Sot, më 18.04.2024, në ora 09:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë Ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.