Sot Kuvendi zhvillon dy seanca, pritet debat edhe për vizat - NACIONALE

Sot Kuvendi zhvillon dy seanca, pritet debat edhe për vizat

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca e djeshme e mbetur në gjysmë në Kuvendin e Kosovës, do të vazhdojë sot.

Në mesin e pikave më të rëndësishme është edhe ajo për Financimin e Partive Politike.

Kurse, në seancën e re që do të nis menjëherë pas përfundimit të së parës, do të ketë debat lidhur me liberalizimin e vizave.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Rendi i ditës:

Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”

Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Lajme të ngjashme