Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë, MIT publikon orarin - NACIONALE

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë, MIT publikon orarin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e sotme do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u bën thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Lajme të ngjashme