Sot Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e miraton listën e kandidatëve për deputetë - NACIONALE

Sot Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e miraton listën e kandidatëve për deputetë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot nga ora 18:00 do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Zyra për informim e kësaj partie ka bërë me dije se në këtë mbledhje do të votohen 110 kandidatët e propozuar për deputetë, lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit.

LDK është partia e parë e cila publikon listën e kandidatëve për deputetë.

Afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në KQZ-së është 11 dhjetori.

Zgjedhjet e reja nacionale do të mbahen më 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme