Sot jepet Nobeli për Paqe: Cilët janë disa prej favoritëve?
Të premten jepet Çmimi Nobel për Paqe. Cilët janë favoritët, sipas ekspertëve?
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND), dhe sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, janë në mesin e favoritëve për ta fituar çmimin prestigjioz këtë vit, sipas ekspertëve, në një vit të shënuar nga luftërat në Gaza e Ukrainë, raporton agjencia “Reuters”.
Duke e marrë parasysh të kaluarën, Komiteti i Nobelit mund të shkaktojë befasi të plotë në njoftim, përfshirë mosdhënien e çmimit fare.
Bastvënësit e kishin favorit disidentin rus, Alexei Navalny, që vdiq në burg në shkurt, por Nobeli për Paqe nuk jepet pas vdekjes.
Një favorit tjetër i bastvënësve, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu nuk mund ta fitojë çmimin, sepse ai është udhëheqës i një shteti në luftë.