“Sot jemi qytetarë sovranë”: Haskuka ndan llogon e personalizuar të pavarësisë si ‘VV’
Llogon e shumëkritikuar të pavarësisë së Kosovës që la shije të hidhët ku, supozivisht, u provua të shkriheshin shifra 17 dhe “VV” në një tablo të vetme, e shpërndaru kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Mytaher Haskuka.
Haskuka tha se pas 17 vitesh kujtohen “ata që bën sakrificën sublime” në mënyrë që shtetasit kosovarë të jenë edhe “qytetarë sovranë”.
“Urime 17 shkurti, 17 vjetori i pavarësisë! Në këtë ditë përkujtojmë ata që bënë sakrificën sublime që ne sot të gëzojmë lirinë si qytetarë sovranë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haskuka.