Sot fillon Samiti për Ukrainën në Zvicër, Osmani do të flasë për rëndësinë e arritjes së paqes
Samiti për paqe për Ukrainën, që do të mbahet në Zvicër, sot i fillon punimet.
Në këtë samit Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Në njoftimin për media, Presidenca ka njoftuar se Osmani në adresimin e saj do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.
“Presidentja Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore, si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme. Përgjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë të tjerë botëror”, është thënë në njoftim e Presidencës.