Sot e ka ditëlindjen Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit dhe i PDK-së
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot feston ditëlindjen.
Veslei, i cili për një mandat ka qenë edhe kryetar i PDK-së, sot mbush 57 vjet jetë.
Kadri Veseli ka lindur më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë.
Ish-lideri të PDK-së ditëlindjen ia kanë uruar edhe disa zyrtarë të PDK-së.
Sekreti Organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, ka shkruar një urim të veçantë për Veselin.
“Urime ditëlindjen, Kryetar ! Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Veseli se bashku me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, prej disa vitesh po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.