Sot do të mbretërojë mot i ftohtë, temperaturat do të ulën deri në -8 gradë - NACIONALE

Sot do të mbretërojë mot i ftohtë, temperaturat do të ulën deri në -8 gradë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbretërojë mot i ftohtë me vranësira e intervale kohore me diell.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Ajo maksimale parashihet të jetë 1 gradë Celsius, kurse minimalja do të shkojë deri në -8 gradë Celsius.

“Reshjet e borës pritet të përfshijnë gati tërë Kosovës gjatë orëve të ardhshme dhe në shumicën e territorit priten shtresa bore, por reshjet pritet të ndërpriten orëve të hershme të mëngjesit. Nesër në Kosovë na pret mot i ftohtë dimëror, me vranësira e intervale kohore me diell. Reshje bore lokalisht mund të ketë ende vetëm orëve të hershme të mëngjesit. Gjatë ditës pritet mot i ftohtë, por pa reshje. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale parashihet deri në 1 gradë Celsius. Minimalja deri në -8 gradë Celsius.”, thuhet në njoftimin e Metro Ballkan.

Lajme të ngjashme