Sot bëhet intervistimi i kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës
Sot me fillim nga ora 10:00, do të bëhet intervistimi i kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës.
Intervistimi i tyre bëhet në objetkin e Rektoratit të UP-së dhe në garë janë gjashtë kandidatë.
“Bëhet intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së. Më pas bëhet edhe votimi për zgjedhjen e rektorit të ri. (Salla e Senatit)”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se javë më parë Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kishte shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahitin.
Në vend të Sahtit, ushtruese e detyrës së Rekotrit të UP-së, u zgjodh Luljeta Plakolli-Kasumi, që u raportua për lidhje familjrare me presidenten, Vjosa Osmani.
