Sot 1 vit afganët e parë erdhën në Kosovë, Kurti e kujton këtë ditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar ditën ku Kosova sot një vit, strehoi grupin e parë të afganëve në Kosovë.
Kurti ka thënë se Kosova, ka strehuar 1 mijë e 789 afganë.
“Një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë. Ne jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse”, ka shkruar Kurti në Twitter.
On this day one year ago, we welcomed the very first group of Afghan citizens who had left their home amidst chaos and uncertainty. Since then, Kosova has provided shelter to 1.798 afghans. We are partners to our allies and an ally to those who need a helping hand. https://t.co/Y5G7t6z1I5
— Albin Kurti (@albinkurti) August 29, 2022