Sorensen takohet me njerëzit e kanceralit Merz, diskutojnë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi - NACIONALE

Sorensen takohet me njerëzit e kanceralit Merz, diskutojnë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime në Berlin me përfaqësues të afërt të kancelarit gjerman Friedrich Merz, me qëllim të shtyrjes përpara të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sorensen vlerësoi pozitivisht diskutimet e tij me Sekretarin e Shtetit, Géza von Geyr, si dhe me këshilltarin kryesor për politikë të jashtme të kancelarit Merz, Günter Sautter.

Postimi i tij i plotë:

“Gjithmonë është mirë të jesh në Berlin. Takime të para shumë të mira me Sekretarin e Shtetit Géza von Geyr dhe Këshilltarin Kryesor për Politikë të Jashtme të Kancelarit Merz, Günter Sautter. Diskutuam se si të çojmë përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës ndaj Gjermanisë për mbështetjen ndaj përpjekjeve BE-së.”

Lajme të ngjashme