Sorensen takon Vuçiqin: Diskutuam hapa konkretë për normalizimin e raporteve me Kosovën - NACIONALE

Sorensen takon Vuçiqin: Diskutuam hapa konkretë për normalizimin e raporteve me Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit të tyre në konferencën GLOBSEC.

Përmes një njoftimi në platformën X, Sorensen ka bërë të ditur se biseda me Vuçiqin është përqendruar në hapat konkretë që duhet ndërmarrë për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam një numër hapash konkretë të nevojshëm për të përshpejtuar normalizimin e raporteve me Kosovën”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme