Sonte në Prishtinë bëhen homazhe për Alexei Navalny - NACIONALE

Sonte në Prishtinë bëhen homazhe për Alexei Navalny

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sonte në Prishtinë raportohet se do të bëhen homazhe për liderin opozitar rus, Alexei Navalny, i cili vdiq javën e kaluar derisa po mbahej në burg në Rusi.

Sipas “Telegrafit”, homazhet do të mbahen nga ora 18:00, para objektit të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

“Përfaqësues të shoqërisë civile këtë do ta bëjnë duke ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografinë e Navalny-t, edhe si protestë para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë. Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi. Ai ishte shpallur nga Amnesty International si i burgosur i ndërgjegjes.”

Ndryshe, autoritetet ruse kanë thënë më 16 shkurt se Navalny ka vdekur në një burg në Arktik.

Familja e Navalnyt dhe ndihmës të tij të ngushtë, kanë konfirmuar vdekjen e tij në burg, dhe kanë kërkuar që t’iu dorëzohet trupi, mirëpo autoritetet e kanë refuzuar kërkesën, duke u kanë thënë avokatëve dhe nënës së tij, që “hetimet” për shkakun e vdekjes do të përfundojnë brenda javës.

Lajme të ngjashme